16:58 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / OSH

Zyrtare: Hajdin Salihu transferohet tek Lokomotiva e Zagrebit

Mbrojtësi i Llapit, Hajdin Salihu është transferuar përfundimisht tek Lokomotiva e Zagrebit.

19 vjeçari në sezonin e fundit ishte vetëm si i huazuar tek ekipi kroat, por nga tash e tutje do të jetë plotësisht pjesë e tyre, transmeton Indeksonline.

 Përkundër që Salihu kishte kontratë deri me 2022 me Llapin, këta të fundit e liruan të transferohet tek klubi kroat./Indeksonline/