75 Mall Live Search
19:55 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Hamdi Namani vazhdon me Dritën

Kampioni i Kosovës, Drita ka njoftuar që ja ka vazhduar kontratën mesfushorit, Hamdi Namani edhe për dy vjet.

Namani që u transferua tek Drita verën e kaluar, ka qenë një nga protagonistët kryesor që ekipi gjilanas u shpall kampion, transmeton Indeksonline.

Ai në të kaluarën ishte paraqitur për ekipin e Llapit.

Postimi i plotë i Dritës:  

Lumi vazhdon me KAMPIONIN

Sot kemi arritur marreveshje per vazhdimin e kontrates edhe per dy vitet e ardhshme me Hamdi Namanin-Lumi.

Lumi nje vit me pare erdhi nga ekipi i Llapit ku ishte edhe kapiten dhe u ambientua mjaft mire me ekipin tone ku arriti te shpallet kampion i Kosoves per here te pare ne karrieren e tij dhe ishte deshire e dyanshme per te vazhduar se bashku!

Lumi do te jete bardh e kalter deri ne qershore te 2022.

Paqim fat ne garat nderkombetare LUM.