75 Mall Live Search
21:42 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Havertz lojtar i ri i Arsenalit

Edhe zyrtarisht, Kai Havertz është futbollisti më i ri i Arsenalit.

Reprezentuesi gjerman Kai Havertz i është bashkuar “Topçinjve” nga Chelsea me një kontratë afatgjatë.

24-vjeçari ka qenë një lojtar kyç në nivel klubesh dhe ndërkombëtare në sezonet e fundit dhe tashmë ka 35 paraqitje për kombëtaren gjermane, duke shënuar 13 herë dhe duke përfaqësuar vendin e tij në dy turne të mëdhenj.