75 Mall Live Search
14:07 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / G T

Zyrtare: Haxhimusa vazhdon me Ferizajn

Futbollisti i njohur kosovar, Betim Haxhimusa ka vazhduar kontratën me Ferizajn.

Haxhimusa ka nënshkuar kontratën njëvjeçare me skuadrën që bën gara në Superligën e Kosovës, shkruan Indeksonline

33-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asiste me Ferizajn.

Kontrata e tij e vjetër do të skadonte në fund të këtij sezoni, andaj sot është konfirmuar qëndrimi i tij edhe për një vit./Indeksonline/