Zyrtare: Henderson rikthehet në Evropë, nënshkruan me gjigantin holandez

Jordan Henderson edhe zyrtarisht është rikthyer në Evropë.
Ish-kapiteni i Liverpulit është transferuar te skuadra holandeze, Ajax, shkruan IndeksOnline.
Henderson gjashtë muajt e fundit luajti në Arabi, te skuadra e Al-Ettifaq.
Ai ka nënshkruar një kontratë që zgjat dy vjet e gjysmë, deri më 30 qershor 2026.
Henderson do të veshë numrin gjashtë./IndeksOnline/