75 Mall Live Search
10:38 / E Martë, 15 Korrik 2025 / L A

Zyrtare: Hendersoni rikthehet në Premierligë, i bashkohet Brentfordit

Jordan Henderson vendosi të kthehet në Angli pas dy vjetësh.

Pasi ndërpreu kontratën me Ajaxin, “Hendo” vendosi të rikthehet në vendlindje, ku do t’i bashkohet skuadrës së Brentfordit.

Për anglezin, Brentfordi do të jetë skuadra e tij e tretë në Premierligë, pas Sunderlandit dhe Liverpoolit.

Ai do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare ku do të zëvëndësojë Christian Norgaardin, i cili u largua drejt Arsenalit.

Henderson, bëri 57 paraqitje me Ajaxin, ku shënoi 1 gol dhe 9 asistime./IndeksOnline/