Zyrtare: Henry emërohet asistent i Martinez, ndihmon Belgjikën në Euro2020

Thierry Henry do të jetë krahu i djathtë i përzgjedhësit Roberto Martinez te Belgjika, për kampionatin evropian ‘Euro 2020’.
Francezi e kishte nisur punën e trajnerit pikërisht te Belgjika si asistent në vitin 2016.
Henry është rikthyer në këtë post pas 3 vitesh.
Ndërkohë, legjenda e Arsenalit kishte udhëhequr Monacon dhe Montreal Impact por pa shumë sukses.
/Indeksonline/