Zyrtare: Herolind Shala ndryshon skuadër
Mesfushri i Kosovës, Herolind Shala ka nënshkruar me skuadrën norvegjeze, Valerenga.
27 vjeçari ka bërë një marrëveshje që e lidh atë me skuadrën nga Elisteserien deri në vitin 2020, shkruan Indeksonline.
Shala ishte pjesë e skuadrës daneze IK Start ku nga viti 2018 zhvilloi 14 ndeshje dhe shënoi 3 gola.
27 vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të Norvegjisë, ka luajtur për Shqipërinë dhe tashmë është pjesë shumë e rëndësishme e Kosovës. Ai ka zhvilluar 13 ndeshje me fanellën e “dardanëve”. /IndeksOnline/