75 Mall Live Search
18:28 / E Diele, 13 Korrik 2025 / G T

Zyrtare: Hoffenheim nuk e lëshon Asllanin, sulmuesi kosovar nënshkruan kontratë të re

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka vazhduar kontratën me Hoffenheim.

Asllani ka firmosur me klubin nga Bundesliga deri në vitin 2029, shkruan Indeksonline

Ai kishte kontratë deri në vitin 2026, por tani e vazhdon edhe për tri vjet tjera.

Asllani kaloi një super sezon në Bundesliga 2 te Elbersbergu, ku luajti edhe në play-off.

“Jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time me Hoffneheim. Jam shumë i motivuar dhe tani dua të provojë vetën në Bundesliga. E njoh klubin, shumë nga lojtarët në skaudër dhe të gjithë stafin. E gjithë kjo e bën kthimin tim më të lehtë. Kështu që tani do fokusohem plotësisht”, tha Asllani

/Indeksonline/