19:53 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Hudson-Odoi nënshkruan kontratë të re me Chelsean

Callum Hudson-Odoi sot nënshkroi kontratë të re me Chelsean.

Sipas kësaj kontrate, Odoi do të jetë në Chelsea edhe për pesë vite tjera.

Pasi nënshkroi kontratën, Hudson-Odoi u shpreh i lumtur, transmeton Indeksonline.

“Kam qenë lojtar i Chelseat që kur isha tetë vjeç dhe ky është klubi i duhur për mua” – u shpreh anglezi.

Faqja zyrtare e Chelseat në Twitter pa publikuar një video ku tregohet për hapat e Callum Hudson-Odoi tek klubi londinez./Indeksonline/