75 Mall Live Search
18:02 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Humbja me Shqipërinë i kushton Fernando Santosit me shkarkim

Fernando Santos edhe zyrtarisht është shkarkuar nga pozita e selektorit të Polonisë.

Shkarkimi i teknikut portugez vjen pas humbjes 2-0 nga Kombëtarja e Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

Santos morri drejtimin e Polonisë pasi ishte shkarkaur nga kombëtarja e Portugalisë, me të cilën u eliminua nga Kupa e Botës, duke pësuar humbje nga Maroku.

Ai ka drejtuar kombëtaren polake në 6 ndeshje, duke fituar ndeshje dhe ka humbur 3 të tjera.

Polonia renditet në vendin e parafundit të Grupit E, me 6 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/