20:26 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Icardi nënshkruan kontratë të re me.. Nike

Mauro Icardi, pas shumë spekulimeve, ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re.

Megjithatë, sulmuesi argjentinas nuk ka nënshkruar me Interin, por me kompaninë e veshmbathjeve, Nike.

Icardi është në bashkëpunim me Nike që gjashtë vite, dhe ai shpreson se kjo do të vazhdojë edhe më tutje, transmeton IndeksOnline.

”Më në fund, rinovim i kontratës me Nike. Pas shumë muajsh punë, ky partneritet i cili ekziston që gjashtë vite, do të vazhdojë edhe më tutje”.

”Faleminderit ekipit të Nike. Jam i lumtur dhe krenar të punoj me ju”, shkroi Icardi në rrjetet sociale.

Përndryshe, e ardhmja e Icardit tek Interi ende mbetet një çështje e pa zgjidhur./IndeksOnline/