75 Mall Live Search
13:12 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / C E

Zyrtare: Ilir Daja trajner i Ballkanit

Ilir Daja do ta drejtoj Ballkanin në pjesën e dytë të sezonit të Superligës së Kosovës.

Trajneri nga Shqipëria ka nënshkruar kontratë me klubin nga Suhareka, shkruan Indeksonline.

Daja është prezantuar nga Presidenti Arsim Kabashi.

Artim Pollozhani do të jetë ndihmësi i parë i trajnerit Ilir Daja.

Ky është njoftimi i klubit:

Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që 𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗗𝗔𝗝𝗔 të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që 𝗔𝗥𝗧𝗜𝗠 𝗣𝗢𝗟𝗟𝗢𝗭𝗛𝗔𝗡𝗜 do të jetë ndihmës i tij.

Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.

𝗡𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗳𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗮 𝗦𝗨𝗛𝗔𝗥𝗘𝗞𝗘̈