Zyrtare: Iliri Latifi po kthehet, mësohet data e meçit dhe kundërshtari
Luftëtari kosovar i UFC-së, Ilir Latifi do të rikthehet në ‘kafaz’ pas më shumë se një viti.
Latifi ka zyrtarizuar meçin dhe kundërshtarin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline
‘Bisha’ kosovare do të luftoj në qershor të këtij viti (data 5) kundër 29-vjeçarit të rrezikshëm, Tanner Boser.
Boser në total ka 27 luftëra, ku ka shënuar 19 fitore (10 me nokaut) dhe ka 7 humbje (1 me nokaut).
Latifi në tri meçet e tij të fundit është mposhtur. Më 8 shkurt të vitit 2020, ai u mposht nga Lewis. Më 10 gusht të vitit 2019, kosovari u mposht nga Oezdemir dhe më 29 dhjetor të vitit 2018, ai u mposht nga Anderson./IndeksOnline/