09:23 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Injoron Realin dhe Barçën, nënshkruan kontratë të re me Chelsean

Marcos Alonso ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë te Chelsea deri në verën e vitit 2023.

Mbrojtësi spanjoll ka luajtur rol krucial në triumfin e Chelseat në Premier League dhe FA Cup, teksa edhe është duke u ftuar nga Spanja që prej se kaloi në ”Stamford Bridge” para dy vitesh.

Pasi nënshkroi kontratën e tij të re, 27-vjeçari tha: ”Jam shumë i lumtur që do të qëndroj gjatë këtu dhe se do të vazhdoj të luaj për njëren prej skuadrave më të mira në botë”.

Image result for marcos alonso

”Kan qenë dy sezone tejet të mira dhe mezi pres edhe për vitet e ardhshme”, u shpreh Alonso, transmeton IndeksOnline.

Drejtoresha teknike e klubit, MArina Granovskaia, shtoi: ”Jemi të kënaqur që kemi zgjatur kontratën e Marcos. Në dy sezonet e kaluara, ai është treguar lojtar i rëndësishëm për ne. Ai na ka ndihmuar ta fitojmë Premier Leaguen, teksa ka kontribuar te Kombëtarja spanjolle”.

Përndryshe, para nënshkrimit të kësaj kontrate, Alonso kishte oferta edhe nga Real Madridi dhe Barcelona, por ai përfundimisht ka vendosur të qëndrojë në Londër./IndeksOnline/