Zyrtare: Inter Miami siguron pjesëmarrjen në botërorin e klubeve

Inter Miami edhe zyrtarisht është pjesë e Botërorit të klubeve, i cili zhvillohet në vitin 2025.
Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shkruan IndeksOnline.
Inter Miami i udhëhequr nga Lionel Messi e Luis Suarez, arriti të shpallet kampion i MLS-së, titulli i parë në historinë e kampionatit amerikan.
Kupa e re e Botës për Klube, që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2025, premton të jetë një turne historik.
Për herë të parë, 32 klube nga e gjithë bota do të kenë mundësinë të marrin në shtëpi trofeun e Kupës së Botës për Klube të FIFA-s.
Ekipet pjesëmarrëse do të përfaqësojnë gjashtë kontinente.
Deri më tani 31 skuadra kanë siguruar kualifikimin, ndërsa vendi i fundit do të përcaktohet nga fituesi i CONMEBOL Libertadores 2024.
Skuadrat të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës për klube janë:
- Al Ahly (EGY)
- Wydad (MAR)
- ES Tunis (TUN)
- Mamelodi Sundowns (RSA)
- Al Hilal (KSA)
- Urawa Red Diamonds (JPN)
- Al Ain (UAE)
- Ulsan HD FC (KOR)
- Chelsea (ENG)
- Real Madrid (ESP)
- Manchester City (ENG)
- Bayern Munich (GER)
- Paris Saint-Germain (FRA)
- Inter Milan (ITA)
- Porto (POR)
- Benfica (POR)
- Borussia Dortmund (GER)
- Juventus (ITA)
- Atletico Madrid (ESP)
- FC Salzburg (AUT)
- Monterrey (MEX)
- Seattle Sounders (USA)
- Club Leon (MEX)
- Pachuca (MEX)
- Auckland City (NZL)
- Palmeiras (BRA)
- Flamengo (BRA)
- Fluminense (BRA)
- River Plate (ARG)
- Boca Juniors (ARG)
- Inter Miami (USA)
/IndeksOnline/