15:19 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Interi konfirmon largimin e tre futbollistëve të skuadrës (Foto)

Parma edhe zyrtarisht ka konfirmuar transferimin e tre lojtarëve të Interit, përfshirë këtu edhe rikthimin e Jonathan Biabianyt.

The Ducali janë rikthyer në Serie A pas tri promovimeve të suksesshme nga Serie D, pasi falimentuan në sezonin 2014/15, transmeton IndeksOnline.

Sot, Parma konfirmoi transferimin e tre lojtarëve të Interit, derisa Biabiany është rikthyer në klub në baza permanente.

Image result for jonathan biabiany

Anësori ishte i huazuar te Sparta Prague sezonin e kaluar, por ai ishte rikthyer në mes të sezonit.

Image result for Federico Dimarco

Federico Diamarco gjithashtu është huazuar me të drejtë blerje, teksa Interi ka të drejtën e rikthimit, dhe Alessandro Bastoni i është bashkuar Parmas në huazim./IndeksOnline/

Image result for Alessandro Bastoni