11:21 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Interi shkarkon trajnerin

Luciano Spalletti nuk do të jetë më trajner i skuadrës së parë të Interit.

Edhe pse arriti ta kualifikoj në Ligën e Kampionëve, skuadra italian ka njoftuar shkarkimin e trajnerit aktual.

“FC Internazionale Milano njofton se Luciano Spalletti nuk mban më rolin e trajnerit të Ekipit të Parë. Klubi falënderon teknikun për punën e bërë dhe për rrugën e marrë së bashku”, ka shkruar klubi përmes një komunikate.

Ai ka drejtuar 90 ndeshje Interin, ku ka shënuar 90 fitore, 26 barazime dhe 19 humbje.

Rolin e tij pritet ta marr ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseas, Antonio Conte. /IndeksOnline/