ZYRTARE: Interi transferon Aleksander Kolarovin

Skuadra e Inter pak minuta më parë ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit serb, Aleksander Kolarov.
Ai është transferuar nga ekipi i Romës tek Interi, transmeton Indeksonline.
35 vjeçari do të jetë nën urdhrat e Antonio Contes sezonin e ardhshëm.
Ky është klubi i tretë në Seria A që do të luaj serbi. Në të kaluarën ka luajtur për Romën dhe Lazion./Indeksonline/