75 Mall Live Search
09:16 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Interi transferon ‘bomberin’ iranian, ishte objektiv i Milanit

Sulmuesi iranian, Mehdi Taremi është futbollist i ri i Interit.

Skuadra italiane, përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar se ka nënshkruar kontrë tre vjeçare me Taremin, e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, shkruan IndeksOnline.

31-vjeçari vitet e fundit shkelqeu te skuadra portugez Porto, duke shënuar plot 91 gola.

Ai fitoi Kampionatin e Portugalisë, Superkupën e Portugalisë (x2), Kupën e Portugalisë (x3) dhe Kupën e Ligës Portugeze.

Për Tariemin ishte nb garë edhe skuadra e Milanit, por sulmuesi iranian zgjodhi të luante për rivalët e qytetit./IndeksOnline/