Zyrtare: Inzaghi vazhdon kontratën me Interin

Tani edhe zyrtarisht, Simone Inzaghi, ka vazhduar kontratën si trajner i skuadrës së Interit.
Ai do të jetë pjesë e zikaltërve edhe për dy vite, pasi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.
Pjesë e marrëveshjes është edhe rritja e pagës momentale të Inzaghit.
Italiani është trajner i Interit nga sezoni 2021/22, ku arriti të fitoj Kupën e Italisë dhe më pas edhe Superkupën Italiane, duke e mposhtur në finale të dy herët skuadrën e Juventusit./Indeksonline/