Zyrtare: Ish-futbollisti i Wolfsburgut, bëhet drejtor sportiv te Ballkani

Ish-lojtari i njohur i futbollit europian, Nderim Nexhipi është emëruar drejtor sportiv te skuadra e Superligës së Kosovës, FC Ballkani.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit kosovar përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline
“Ndërsa, në krahë të Lindit për çështje sportive do të jetë emri i njohur mbarëshqiptar si futbollist dhe punëtor sportiv nëpër shumë klube rajonale dhe Europiane. Mirësevjen Nderrim Nexhipi, në cilësi të Drejtorit Sportiv”, shkruhet në njoftimin e klubit
Po ashtu si bashkë investitor te klubi i Ballkanit është zyrtarizuar edhe Shyqyri Hoxha ‘Lindi’ – i cili do të investoj te klubi kosovar së bashku me Arsim Kabashin.
Postimi i plotë: