Zyrtare: Ish-lojtari i Manchester Unitedit pensionohet nga futbolli

Futbollisti i njohur, Antonio Valencia është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 35-vjeçare.
Valencia së fundmi ishte duke luajtur për skuadrën meksikane, Queretaro, shkruan IndeksOnline

Lojtari nga Ekuadori vitet më të mira të karrierës i kishte te skuadra nga ‘Old Trafford’, Manchester United. Me ‘Djajtë e Kuq’ ai fitoi dy tituj të Premierligës, një FA Cup dhe një UEFA Europa League.
Valencia po ashtu luajti edhe në skuadrat, si: Villarreal, Wigan Athletic dhe El Nacional./IndeksOnline/