75 Mall Live Search
11:54 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Ish reprezentuesi i Kosovës prezantohet te Parma

Skuadra italiane Parma ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit shqiptar Kastriot Dermaku si transfer i lirë nga Cosenza.

27 vjeçari ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare deri në qershor të vitit 2023.

Ky do të jetë sezoni debutues për Dermakun në Serie A, pasi që më parë ka luajtur në Serie B dhe Serie C me disa skuadra të ndryshme.

Qendërmbrojtësi shqiptar përfaqëson Shqipërinë, derisa më herët kishte veshur edhe fanellën e Kosovës por nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare. /Indeksonline/