Zyrtare: Ish-sulmuesi i klubit kosovar transferohet në Superioren e Shqipërisë

Skuadra shqiptare, Erzeni ka zyrtarizuar në radhët e veta një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Bëhet fjalë për lojtarin Auron Ademi, i cili së fundmi ishte pjesë e Ulpianës që bën gara në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë, shkruan Indeksonline
Ademi bëri paraqitje të mira në gjysmë sezonin e parë dhe ra në sytë e klubit shqitpar të cilët sot e zyrtarizuan lojtarin nga Kosova.
“K.F Erzeni zyrtarizon marrëveshjen me sulmuesin Auron Ademi. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese Auronit si përforcimi më i ri në skuadër”, ka shkruar klubi i Erzenit në rrjetet sociale
Kujtojmë që Ademi në të kaluarën ka luajtur edhe për klubin e Keku-t./Indeksonline/