18:42 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ish ylli i Realit transferohet në PSG (FOTO)

Paris Saint Germain e ka kompletuar transferin e parë gjatë merkatos së janarit, shkruan indeksonline.

Ish-mesfushori i Real Madrid, Lassana Diarra është zyrtarisht futbollist i skuadrës franceze.

Në faqen zyrtare, PSG e ka konfirmuar transferimin e 32 vjeçarit që për disa muajsh ishte pjesë e klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Jazira.

Diarra ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha evropiane, si Chelsea, Arsenal dhe Real Madrid. /IndeksOnline/

Temat: