Zyrtare: Ishte afër të largohej nga Reali, Andriy Lunin vazhdon kontratën

Portieri i Kombëtares së Ukrainës, Andriy Lunin ka vazhduar kontratën me skuadrën e Real Madridit.
Lunin ishte shumë afër të largohej nga klubi spanjoll, por mbeti në skuadër dhe tashmë ka vazhduar kontratën deri në vitin 2030, shkruan Indeksonline
Kontrata e tij e fundit ishte deri në vitin 2025, por tani Carlo Ancelotti dhe skuadra madrilene e “siguron” portierin ukrainas deri në vitin 2030.
Kujtojmë se me Luninin sezonin e kaluar, Real Madridi arriti të kualifikohej deri në finalen e madhe të UEFA Champions League./Indeksonline/
🚨⚪️ Official, confirmed. Andriy Lunin has signed new long term deal at Real Madrid valid until June 2030.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 13, 2024
His previous deal was expiring in June 2025 and Real Madrid have avoided losing him as free agent. pic.twitter.com/M2zT0PMs7G