Zyrtare: Ismet Munishi largohet nga Vëllaznimi
Ismet Munishi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Vëllaznimit.
Pas humbjes 0-4 në Kupën e Kosovës nga Trepça ’89, Munishi nuk do të vazhdoj të qëndroj te skuadra Gjakovare.
Ai këtë ia ka konfirmuar presidentit të klubit, Agim Cana.
Munishi e lë skuadrën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe në vendin e katërt në Ligën e parë. /IndeksOnline/