Zyrtare: Istogu e nis afatin kalimtar fuqishëm, transferon një mbrojtës me përvojë!
FC Istogu ka nisur përgatitjet për sezonin 2026/27 me një lëvizje të rëndësishme në merkato, duke siguruar shërbimet e mbrojtësit me përvojë Arbër Shala.
Klubi istogas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje njëvjeçare me 34-vjeçarin, i cili transferohet nga Vëllaznimi i Gjakovës dhe bëhet përforcimi i parë i skuadrës për edicionin e ardhshëm, shkruan Indeksonline
Shala konsiderohet një nga mbrojtësit më të njohur në futbollin kosovar, me një karrierë të pasur në disa klube të rëndësishme. Gjatë viteve ai ka veshur fanellat e Dritës, Gjilanit, Drenicës, Dukagjinit, Lirisë, si dhe skuadrave shqiptare e maqedonase si Laçi, Kamza dhe Renova.
/Indeksonline/

