20:07 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Italia prezanton Spallettin si trajnerin e ri

Federata e Futbollit të Italisë e ka zyrtarizuar Luciano Spalletti si trajner të ri të Kombëtarës Italiane.

Ish-trajneri i Napolit ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, dhe do ta zë vendin e Roberto Mancinit, i cili dha dorëheqje javën e kaluar shkruan IndeksOnline.

“Federata Italiane e Futbollit njofton se ka arritur marrëveshje me Luciano Spallettin për postin e trajnerit të kombëtares italiane. Trajneri toskan do të marrë rolin e tij duke filluar nga 1 shtatori 2023 dhe prezantimi zyrtar do të bëhet me rastin e takimit të Azzurrit, të planifikuar për ditët e para të shtatorit, në Qendrën Teknike Federale në Coverciano.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ai do të përfitoj pagë vjetore prej 2,5 milionë eurosh.

Spalleti sezonin e fundit arriti të fitoj titullin e Serie A me Napolin, dhe tani do ta drejtoj Italinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”./IndeksOnline/