75 Mall Live Search
18:58 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bashkohen gjigantët e automjeteve, Fiat Chrysler dhe PSA

Fiat Chrysler (FCA) dhe pronari i Peugeot, Grupi PSA sot njoftuan se do të bashkohen që do t’i bëjë këta prodhuesin e katërt më të madh në botë.

Bashkimi do të ketë 50 për qind aksionarë nga PSA dhe gjysmën tjetër nga FCA, thuhet në deklaratën e përbashkët.

“Kombinimi i propozuar do të krijonte prodhuesin e 4-t më të madh global të Pajisjeve Origjinale (OEM) përsa i përket shitjes së njësive (8.7 milionë automjete) me të ardhura të kombinuara prej afro 170 miliardë eurosh (200 miliardë dollarë) dhe fitimi periodik operativ prej mbi 11 miliardë eurosh (13 miliardë dollarë) duke u bazuar në një bazë të thjeshtë të rezultateve të vitit 2018”, thuhet më tej, transmeton IndeksOnline.

Ky veprim do të krijojë kursime të shpenzimeve dhe përfitime të tjera prej afro 3.7 miliardë euro (4.12 miliardë dollarë) çdo vit. Qendra e kompanisë së bashkuar amë do të jetë në Holandë.

Drejtori ekzekutiv i PSA-së, Carlos Tavares tha se: “Kjo konvergjencë sjell vlera të konsiderueshme për të gjitha palët e interesuara dhe hap një të ardhme të ndritshme për entitetin e kombinuar”.

Drejtori ekzekutiv i FCA-së, Mike Manley gjithashtu theksoi se ata mund të krijojnë një firmë globale “të klasit botëror”.

Majin e kaluar, FCA propozoi një bashkim të ngjashëm me Renault, por kompania franceze e hodhi poshtë atë.

Në vitin 2014, Fiat dhe Chrysler u bashkuan për të formuar FCA-në.

Kompania e kombinuar pritet të ketë afërsisht 410,000 të punësuar dhe të ardhura vjetore prej 190 miliardë dollarë. Fiat Chrysler (FCAU) dhe PSA (PUGOY) shitën 8.7 milionë automjete të kombinuara vitin e kaluar, pak përpara General Motors (GM), e cila shiti 8.3 milionë, dhe jo shumë larg Volksëagen (VLKAF) dhe Toyota (TM), të cilat secila shitën mbi 10 milionë.

Bashkimi vjen në mes të një ngadalësimi global të shitjeve të automjeteve, i cili mund të përkeqësohet pasi ekonomitë në të gjithë botën ngadalësohen ose madje bien në recesion. Në të njëjtën kohë, prodhuesit e makinave po përpiqen të investojnë në teknologjitë elektrike dhe hibride të nevojshme për të përmbushur objektivat e rreptë të emetimeve të reja në Kinë dhe Evropë.

Automjetet autonome të së ardhmes gjithashtu paraqesin një kërcënim për modelet tradicionale të biznesit të industrisë. Shuma e madhe e kapitalit të nevojshëm për të përmbushur këto sfida të reja ka detyruar disa marka të gjejnë partnerë dhe i kanë kthyer të tjerët në objektiva blerjeje.

Edhe “lojtarët” më të mëdhenj në industri janë duke bërë ndryshime. Volksëagen (VLKAF) dhe Ford (F) po punojnë së bashku për të zhvilluar automjete elektrike dhe vetë-drejtuese, ndërsa prodhuesit gjermanë BMë (BMëYY) dhe Daimler (DDAIF) kanë formuar një ndërmarrje të përbashkët që do të zhvillojë teknologjinë pa shofer. Honda (HMC) ka investuar në njësinë e veturave vetë-drejtuese të General Motors (GM). /IndeksOnline