75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Ivan Rakitiqi largohet nga Barcelona, transferohet te kjo skuadër

Mesfushori kroat, Ivan Rakitiq edhe zyrtarisht është larguar nga Barcelona.

Rakitiqi është bërë lojtari më i ri i ekipit të Sevillas, transmeton Indeksonline.

Klubi i Sevillas pagoi 9 milionë euro plus 1.5 milionë euro janë bonuse.

Kroati kishte luajtur te Sevilla nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Te Barcelona, Rakitiqi është nga viti 2014, duke fituar tituj të shumtë./Indeksonline/