Zyrtare: Ja kur do ta ngrenë titullin e Premierligës skuadra e Liverpoolit

Liverpooli është shpallur zyrtarisht kampion i Premierligës pasi ka krijuar distancë të madhe me ndjekësin më të afërt, Manchester Cityn.
Skuadra e drejtuar nga Klopp ende zyrtarisht nuk e ka pranuar trofeun, që iu mungon në sirtar për plot 30 vite.
Por pritjes së gjatë si duket do t’i vie fundi javën e ardhshme, shkruan Indeksonline.
Skuadra, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka thënë se trofeu i Premierligës do të ngrihet pas ndeshjes me Chelsean, me 22 korrik.
E keqja e kësaj është se tifozët nuk do të mund të marrin pjesë në atë ndeshje për shkak të rregullave për mbrojtje nga koronavirusi. /IndeksOnline/