17:39 / E Martë, 27 Prill 2021 / A. A

Zyrtare/ Ja kur luhet finalja e Kupës, Llapi – Dukagjini

Komiteti ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur për ditën e ndeshjes finale të Kupës, Llapi – Dukagjini.

Ajo do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të mërkurën më 12 maj nga ora 20:45.

Kampionati në Superligë do të përfundojë më 23 maj, ndërsa në Ligën e parë më 15 maj 2021.

Ndeshjet e barazhit në Ligën e parë dy vendet e dyta të Grupit A dhe B do të zhvillohen më 22 maj 2021.

Ndërsa, barazhi i Superligës, ku vendi i 8-të do të zhvillojë ndeshje me fituesin e barazhit të Ligës së Parë, do të luhet më 29 maj.

/Indeksonline/