75 Mall Live Search
11:44 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / G T

Zyrtare: Jack Wilshere merr drejtimin e klubit të njohur në Angli

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Kombëtares së Anglisë, Jack Wilshere është emëruar trajner i Norwich Cityt që bën gara në Championship.

Wilshere ishte pjesë e grupmoshave të Arsenalit, por është larguar nga “topçinjtë” duke nisur një punë tejet të rëndësishme për karrierën e tij si trajner, shkruan Indeksonline

Norwich City është në pozitën e shtatë në tabelë pas 11 xhirosh në Championship, duke qëndruar në objektivat e këtij edicioni, që sigurisht që janë play-offi apo edhe rikthimi në Premier League nga pozita 1 ose 2.

32-vjeçari ishte pensionuar nga futbolli gjatë vitit 2022, kjo për shkak se mesfushori anglez kishte probleme me lëndime të shumta./Indeksonline/