Zyrtare/ Jasir Asani prezantohet në Iran tek Esteghlal FC-ja

Jasir Asani do e vijojë karrierën te Esteghlal FC-ja në Iran. 30-vjeçari largohet pas dy vjetësh e gjysmë nga koreano-jugorët e Gwangju, ndërsa Esteghlal FC-ja pagoi 1 milion dollarë për ta pasur që në verë.
Sipas njoftimit të klubit iranian, Asani do mbërrijë në Teheran për t’u bashkuar me ekipin e ri dhe pse jo të jetë i gatshëm për trajnerin Ricardo Sa Pinto. Esteghlal është një nga klubet historike të Iranit dhe ka një mbështetje të madhe nga tifozët.
Kalimi i Jasirit nga Korea e Jugut për në Iran është parë me dyshim për të ardhmen e tij në Kombëtare.