11:13 / E Martë, 09 Mars 2021 / Blerim

ZYRTARE: Joachim Low largohet nga Gjermania pas Europianit

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, do të largohet zyrtarisht nga posti i trajnerit pas Kampionatit Europian.

Federata e Futbollit e Gjermanisë përmes rrjeteve sociale ka treguar se Low do të largohet menjëherë pas “Euros 21”, shkruan IndeksOnline.

61-vjeçari u bë trajner i Gjermanisë në vitin 2006. Ai fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, kurse në vitin 2010, me Gjermaninë u pozicionua në vendin e tretë.

Me Gjermaninë, Low-i ishte finalist i “Euros 2008”, por ishte mposhtur nga Spanja./IndeksOnline/