Zyrtare: Joe Cole rikthehet në Chelsea
Legjenda e Chelseat, Joe Cole do të rikthehet në klubin londindez në vitin 2019 si trajner teknik i akademisë.
37-vjeçari do të punojë me akademitë e reja për gjashtë muajt e ardhshëm, përfshirë ata të U-18, derisa do të vazhdojë kursin për trajner.
Cole ishte lojtar i ”Të Kaltërve” mes viteve 2003 dhe 2010, derisa gjatë kësaj kohe e fitoi titullin e Premier Leagues tri herë, transmeton IndeksOnline.

Gjithashtu, ai e fitoi dy herë FA Cup dhe League Cup, teksa u pensionua nga futbolli aktiv në nëntor, duke e shprehur dëshirën që të inkuadrohet në menaxhment.
”Mezi pres, dua të qëndroj i përfshirë në futboll dhe unë ndjej se mund të ofroj shumë si trajner”.
”Do ta vendosë përvojën time për t’i ndihmuar të rinjët në ëndërrat e tyre, ashtu siç kam bërë në fushë”, u shpreh Cole./IndeksOnline/

