75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

ZYRTARE: Joe Hart transferohet tek Tottenham Hotspur

Skuadra e Tottenham ka zyrtarizuar transferimin e portierit anglez, Joe Hart.

Anglezi ka nënshkruar kontratë me klubin londinez deri në vitin 2022, transmeton Indeksonline.

Hart në të kaluarën ka qenë portier i skuadrave të njohura si Manchester City, Ëest Ham e Torino.

Portieri anglez së fundmi ishte pjesë e ekipit të Burnley./Indeksonline/