Zyrtare: Jorginho nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Mesfushori i Kombëtares së Italisë, Jorginho ka firmosur kontratën e re me skuadrën e Arsenalit.
Jori ka nënshkruar deri në vitin 2025 me fanellën “Topçinj” – pasi kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline
“Jorginho është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë. Model me aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe një stil unik loje që i bën të gjithë të duken të mirë rreth tij”, u shpreh Arteta
Kujtojmë që mesfushori italian gjatë këtij sezoni në Premier League ka zhvilluar 23 ndeshje dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/