75 Mall Live Search
15:21 / E Martë, 04 Maj 2021 / Blerim

ZYRTARE: Jose Mourinho trajneri i ri i AS Roma

Skuadra e Romës e ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Paulo Fonseca.

Trajneri më i ri i Romës do të jetë Jose Mourinho – i cili ka firmosur kontratë deri në vitin 2024, shkruan IndeksOnline

Lajmin e kanë bërë të ditur vet romakët përmes rrjeteve sociale.

“AS Roma ka kënaqësinë të ju njoftoj se Jose Mourinho do të jetë trajneri i skuadrës nga sezoni 2021/22”, thuhet në komunikatën e klubit.

Kujtojmë që Jose Mourinho së fundi u shkarkua nga skuadra e Premierligës, Tottenham Hotspur./IndeksOnline/