75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare, Julen Lopetegui trajner i Sevillas

Sevilla ka emëruar trajnerin e ri, pas largimit të Caparros.

Klubi andaluz ka zyrtarizuar në krye të skuadrës Julen Lopeteguin, ish-trajnerin e Spanjës dhe Realit të Madridit.

Drejtori Sportiv Monchi, i befasoi të gjithë duke zgjedhur për projektin e ri 52-vjeçarin, i cili ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Lopetegui do të prezantohet nga klubi mëngjesin e së mërkurës.