22:29 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Juventus blen kartonin e plotë të Douglas Costa

Juventusi ka konfirmuar sot se ka blerë përfundimisht sulmuesin anësor brazilian, Douglas Costa, nga Bayerni i Mynihut.

Klubi bardhezi ka ushtruar të drejtën e blerjes përfundimtare të performancave sportive të Dogulas Costa dhe tani duhet t’i paguajnë Bayernit 40 milionë €, e cila do paguhet në dy këste.

Douglas Costa ishte një nga lojtarët me më shumë driblime të tentuara dhe më shumë driblime të realizuara në Serinë A, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në titullin kampion të bardhezinjve. /IndeksOnline/

Temat: