75 Mall Live Search
20:58 / E Martë, 17 Gusht 2021 / kutia

Zyrtare: Juventus firmos me talentin e madh latin

Juventus më në fund, pas shumë negociatave me Santos në Brazil, ka arritur të sigurojë shërbimet e një prej talenteve më premtues në Brazil dhe këtë e ka bërë kundrejt një shifre modeste.

Kaio Jorge i bashkohet përfundimisht Juventusit, duke firmosur kontratë deri në qershor 2026.

“Zonja e Vjetër” ka mundur të sigurojë shërbimet e 19-vjeçarit për rreth 3 milionë euro.

Ndihmë të madhe ia dha fakti se kontrata e tij me Santos përfundonte në janar dhe brazilianët nuk kishin mundur ta bindnin të rinovonte. Jorge luan në majë të sulmit.