Zyrtare: Juventusi e shkarkon Thiago Mottan, e gjen menjëher zëvendësuesin

Juventusi e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Thiago Mottan.
Shkarkimi i brazilianit vjen pas rezultateve negative, në këtë sezon, duke qënë jashtë objektivave të klubit, shkruan IndeksOnline.
“Zonja e Vjetër” nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar Igor Tudor si trajner të skuadrës deri në fund të sezonit.
”Juventus FC njofton se Thiago Motta është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve.
Klubi dëshiron të falënderojë Thiago Motta dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin e tyre dhe për punën që kanë kryer muajt e fundit me pasion dhe përkushtim. Klubi u uron atyre fat të mirë për të ardhmen.
Juventus FC njofton gjithashtu se ekipi i parë i meshkujve tani do të udhëhiqet nga Igor Tudor, i cili do të marrë përgjegjësinë e seancës së tij të parë stërvitore nesër, të hënën, 24 mars.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/