75 Mall Live Search
15:53 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Juventusi transferon djalin e George Weah

Djali i fituesit të Topit të Artë, George Weah, Timothy Weah, është zyrtarizaur si futbollist i ri i Juventusit.

“Bardhëzinjët”, ditë më parë kanë arritur marrëveshje me skuadrën e Lille, për transferimin e mbrojtësit amerikan, shkruan IndeksOnline.

“Nga sot, e shtunë 1 korrik 2023 , bateria e krahut të Juventusit pasurohet: Timothy Weah është zyrtarisht një lojtar i ri i Juventusit . Amerikani mbërrin në mënyrë të përhershme nga LOSC Lille.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky transferim Juventusit i ka kushtuar 12 milionë euro.