Zyrtare: Kampionati Evropian do të luhet me tifozë

Kampionati Evropian “Euro 2020” do të luhet me tifozë.
UEFA, përmes një postimi në ‘Twitter’ ka shkruar se Kampionati Evropian i cili u shty për vitin 2021 si shkak i pandemisë do të luhet me numër të limituar të tifozëve.
Sipas lajmit, tetë vendet anëtare që janë organizuese të Kampionatit, kanë siguruar se stadiumet e tyre do të mund të mirëpresin tifozët sipas rregullave.
Për më tepër, në planifikimin e turneut përfundimtar “EURO 2020”, UEFA ka punuar ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të rritur nivelin e sigurisë.
Shën Petersburgu ka konfirmuar se ka kapacitet 50% në stadiumin e qytetit, Baku ka konfirmuar se ka 50% të kapacitetit në stadium.
Amsterdami, Bukureshti, Kopenhaga dhe Glasgow do të kenë 25% deri 33% të kapacitetit të tifozëve.
Londra ka konfirmuar një kapacitet minimal prej 25% të stadiumit që të jetë me tifozë. Për tu konfirmuar, kanë mbetur qytetet e Munichut, Romës, Bilbaos dhe