75 Mall Live Search
20:13 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: KB Bashkimi nis vitin me një transferim!

Klubi basketbollistik i Super Ligës së Kosovës, Bashkimi ka filluar vitin 2019 me transferime.

Përmes faqes zyrtare në Facebook, ata kanë lajmëruar se kanë nënshkruar me Lamar Wofford-Humphrey, transmeton Indeksonline.

Lamar është 24 vjeçar dhe luan në pozitat  4 dhe 5. Gjatësia e tij është 206 centimetra.

Sezonin e kaluar ai u paraqit për ekipin nga SHBA  Omaha Mavericks. Lamar kishte një mesatare prej 8.2 pikëve dhe 4.8 kërcimeve./Indeksonline/