Zyrtare: KB Peja përforcohet me super basketbollistin amerikan

Skuadra e KB Pejës ka arritur marrëveshjen me super basketbollistin amerikan, LeRon Dendy.
Dendy është përforcimi i radhës i skuadrës kosovare, shkruan IndeksOnline.
“Dendy me shtatin 2.06m është përforcimi më i ri i KB Pejës dhe luan në pozitat qendër-alo-qendër”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Dendy ka një karrierë shumë të pasur në Evropë dhe kohët e fundi ka luajtur në lojëra shumë të rëndësishme në Champions League për ekipe cilësore të njohura në botë./IndeksOnline/