Zyrtare: KB Peja rikthen në Superligë basketbollistin amerikan

Skuadra e Superligës së Kosovës në basketboll, KB Peja ka bërë një tjetër lëvizje gjatë merkatos.
“Verdhë e zinjtë” kanë zyrtarizuar basketbollistin, Kwame Vaughn, shkruan Indeksonline
“Kwame do t’i bashkohet kampit verdh e zi shumë shpejt, për të qenë forcë shtesë në rrugën për të gjitha trofetë”, shkruhet në postimin e klubit nga Peja
Amerikani para dy viteve ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës, ku luajti edhe KB Prizreni.
Kurse në të kaluarën ai ka luajtur për skuadra të mëdha, përfshi Partizanin e Beogradit dhe Astanan./Indeksonline/